Kurti takohet me Lajçakun në Athinë: Kryeministri kërkon me ngulm njohjen nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 08 April 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit që po mbahet në Athinë të Greqisë.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, duke njoftuar se ndër të tjera, i pari i ekzekutivit kosovar, ka kërkuar që nga dialogu të dalë edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Lajmi.net.
“Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, bëhet e ditur në komunikatë.
Po ashtu, nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se afati i fundit për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për çështjen e targave mes palës kosovare dhe asaj serbe është pas dy javësh.
Më tej, njoftohet se u diskutua edhe për agresionin ushtarak rus në Ukrainë. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
Nëse planifikoni të blini një shtëpi në Zvicër në vitin e ri, duhet të jeni t...
-
Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA pë...
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...