Kurti takohet me kryeministrin e Bullgarisë, detaje nga biseda

Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 28 August 2023
Një javë pas darkës së përbashkët në Athinë të ftuar nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, këtë herë në kuadër të Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim dy palësh me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.
Në takimin e parë dy palësh të tyre, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga vitit 1999 e tutje, të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.
Me homologun e tij bullgar, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe optimizimin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë.
Në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje. Numri i investitorëve bullgarë në Kosovës është rreth 135 me fuqi investuese rreth 6 milionë euro të shtrirë në disa sektorë si ai i tregtisë dhe shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, teknologjisë së informacionit dhe transportit.
Përgjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu e njoftoi kryeministrin Denkov edhe për progresin ekonomik dhe demokratik, arritjet kryesore të qeverisjes dhe reformat në fushën sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, të cilat janë identifikuar dhe vlerësuar gjerësisht në raporte të besueshme ndërkombëtare. Ai gjithashtu e ftoi atë për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj.

Të tjera
-
Izraeli godet Bejrutin
Izraeli ka lansuar disa sulme në kryeqendër të Libanit, Bejrut. Forcat Izrael...
-
Tregu i lirë i energjisë, LBK ‘‘kërkesë urgjente’’: Pezullojeni vendimin, është i njëanshëm me pasoja të rënda
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së lidhur me kalim...
-
Vde*s ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon Ferit Idrizi
Ka ndërruar jetë Muhamed Alidemaj, ish-komandant i Stacionit Policor në Vusht...
-
Haradinaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Gëzim dhe begati në çdo familje
Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ...
-
AAK: Institucionet janë shndërruar në vegla të një partie, demokracia në rrezik
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me një...
-
Digj*et kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një kamion është përshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë. Nuk d...
-
KDI pas takimit me Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme
Përfaqësues të KDI-së janë takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani,...
-
Anëtarët e NATO-s, të gatshëm të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se shumica e aleatëve të S...
-
Shukri Buja, kandidat i PDK-së për Lipjan
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, ka bërë të ditur se në mb...
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...