Kurti takohet me kongresistin McGovern, ia përmend avionët serbë të dhuruar nga Rusia që fluturonin afër Jarinjes

Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 18 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Washington D.C, ka takuar kongresistin Jim McGovern, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Rregulla të Dhomës së Përfaqësuesve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për invazionin rus në Ukrainë, ku Kurti theksoi reagimin e menjëhershëm të qeverisë, duke u rreshtuar krah ShBA-së dhe BE-së, me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes për Ukrainën.
I pari i qeverisë foli edhe për rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak, sipas tij, të lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë, në veçanti asaj ushtarake.
“Aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka thënë kryeministri. Këtë e ka mbështetur në veprimet që ndërmori Serbia kur Kosova mori masat e reciprocitetit në lidhje me targat e përkohshme”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Kurti tha se kur Kosova mori masat e reciprocitetit në lidhje me targat e përkohshme, Serbia e përshkallëzoi këtë cështje në një provokim ushtarak, duke fluturuar helikopterë ushtarakë të dhuruara nga Rusia dhe avionë luftarakë Mig-29 afër pikës kufitare në Jarinje.
“kryeministri Kurti ka shtuar se ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan Harçenko, e ka vizituar pikën kufitare së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, për të inspektuar grumbullimin e trupave ushtarake serbe atje”, thuhet në komunikatë.
Më tej, kreu i qeverisë tha se një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do ta zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë.
Të tjera
-
Rrebeshe shiu e breshër edhe në disa qytete të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës Mot me shi të rrëmbyeshë...
-
Fortunë në Shkup, dalin pamjet
Mot i keq e ka përfshirë sot pasdite Shkupin. Furtuna që ka kaluar në krye...
-
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor
Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëv...
-
Milionerët e Bordit të AKP-së me nga 3 e deri në 5 paga, unaza, byzylykë, vathë me 18 karat e diamante, kjo është pasuria e tyre
Dikur Albin Kurti, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e Agjencisë...
-
Vendimi i Kushtetueses për Kryeprokurorin e Shtetit publikohet në fillim të javës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës pritet që në fillim të kësaj jave...
-
Komunitetet joshumicë takohen me Kurtin, mbështesin Vettingun
Kryeministri Albin Kurti, pas takimeve me përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së, ...
-
Osmani: Propozimi i ri francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi të...
-
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u...
-
Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut
Janë djegur dy kamiona në fshatin shqiptar, Çabër të Zubin Potokut. Lajmin...
-
Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër
Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shte...
-
Në këtë lokacion të Prishtinës do të mbahet Sunny Hill
Në një deklaratë të përbashkët mes Sunny Hill Festival, Komunës së Prishtinës...
-
Zbulohen 8pllaka guri të dinastisë Qing
Tetë pllaka guri që datojnë nga dinastia Qing (1644-1911) janë zbuluar në pro...