Lajme

Kurti shpreson se nuk do të ketë krizë me energjinë në dimër, ani pse nevojat nuk po munden t’i mbulojnë as në verë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 25 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur përsëri për krizën me energjinë elektrike në vend ku vetëm për disa ditë javën e kaluar u importuan mbi 5 milionë euro energji elektrike.

Gazeta Infokus ka raportuar ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës është sërish para kolpasit, derisa kryeministri ka thënë se po bëhen remonte të njësive të termocentraleve A dhe B, pikërisht që në dimër të jenë më të përgatitur pra në kohën kur kërkesat për energji janë më të mëdha.

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor. Ne kemi shumë qymyrë, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Duke pas parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vinë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, ka thënë ai për Kosova Press.

-Advertisement-

Mirëpo ai nuk ka dhënë detaje se kush do të paguajë për energjinë e importuar, dhe as nëse përsëri do të rritet çmimi i energjisë dhe kjo barrë t’u lihet qytetarëve.

LEXO EDHE: SKANDAL: KEK-u sërish para kolapsit, vetëm 390 MW/h prodhimi e mbi 5 milionë euro importi

“Ne gjithmonë jemi në ballë të betejave që i kanë qytetarët e Republikës, përfshirë këtu edhe subvencionimin që bëjmë.. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë ka ndarë mjete për subvencionim në mënyrë që kostoja të mos reflektohet, apo sa më pak të reflektohet te qytetari, pra është fjala për koston e shtuar në kushtet e krizës energjetike”, ka thënë ai.
Gazeta Infokus ka raportuar vazhdimisht për krizën energjetike në vend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera