Lajme

Kurti shprehet i indinjuar me sulmin ndaj një shkolle me civilë në Ukrainë, thotë se edhe Kosova ka përjetuar gjenocidin

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 08 May 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve në një shkollë në rajonin e Luhansk të Ukrainës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin ukrainas.

“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka deklaruar se Rusia ka hedhur bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka.

Ai është shprehur se streha e qytetit kundër bombave ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit të strehoheshin nga sulmet ruse.

Rreth 90 persona ishin në bodrum kur u godit nga komba dhe rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera