Lajme

Kurti shpreh mirënjohjen ndaj kontributit të Luksemburgut dhe mbështetjen në projekte të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 13 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i Qeverisë me misionin e Luksemburgut dhe mundësitë e reja ishin ndër temat e diskutimit, thuhet në një komunikatë për media.

Tutje thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme të fushave të shumta.

-Advertisement-

Ai e njoftoi me Dietz me punën e Qeverisë, arritjet përgjatë këtyre dy viteve të fundit, reformat e ndërmarra dhe për progresin ekonomik dhe demokratik.

U diskutua edhe për procesin e dialogut, propozimin evropian për Marrëveshje Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që pritet të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera