Lajme

Kurti shmang pyetjen për kritikat e BE-së ndaj Ligjit për Specialen: Kam takim te presidentja

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 08 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’i komentojë kritikat e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e BE-së, Kurti ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke u arsyetuar se duhej të shkonte në një takim me presidenten e vendit.

“Tash në orën 11:00, kam takim te Presidentja, më duhet të mbërrij me kohë”, deklaroi Kurti, pa u ndalur te kritikat e ngritura nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

Të mërkurën, BE-ja reagoi ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka ndaj Unionit.

Në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, një zëdhënës i BE-së kërkoi nga institucionet e Kosovës që të respektojnë zotimet ndërkombëtare, përfshirë garantimin e pavarësisë së Dhomave të Specializuara.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ndryshimet në Ligjin për Specialen u miratuan nga Kuvendi i Kosovës në orët e vona të së martës, pas arritjes së një marrëveshjeje politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Marrëveshja parashihte që ligji të votohej edhe në lexim të dytë dhe më pas të procedohej me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Nisma për ndryshimin e ligjit ishte ndërmarrë nga PDK-ja pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim./Gazeta Infokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy