Lajme

Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 01 December 2021

Kryeministri Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka treguar se gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kanë shfuqizuar dy vendime të qeverive të mëparshme.

Kurti ka thënë se njëri nga vendimet është ai i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, ndërsa tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kurti ka shkruar se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, 4 ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera