Lajme

Kurti: Rritëm pagën minimale në 264 euro, përfitues 100 mijë punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 13 July 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e projetkligjit për rritjen e pagës minimale.

Ai njoftoi se paga minimale do të jetë 264 euro bruto dhe se 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Po përmbushim edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale”.

“Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”.

Sipas Kurtit, kjo shumë ua siguron një jetë të dinjitetshme punëtorëve.

“Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme”.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera