Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë sikur gjyshi me nipin

Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 07 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën për media për raportet me Amerikën, pasi nuk po shtyhet vendimi për targat.
Kurti ka thënë se nuk janë raporte sikur gjyshi me nipin.
“A po prishemi me Amerikën, a do ta dëgjoni Amerikën. Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kena kështu raporte me SHBA-në sikur gjyshi me nipin. Nuk e di kush po ua lexon këto, se s’besoj që i keni lexu vetë e po mendoni kështu. Asnjë vendim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan. SHBA-në e kemi miq dhe partner. Miq dhe partner, nuk shkruajnë aso komunikata që cituat ju. Kjo mënyrë ëhtë edhe ofendim për Amerikën, ata janë vend demokratik”, tha Kurti në konferencën për media, transmeton Nacionale.
“Aleanca jonë me ta është aleancë që bazohet mbi vlera e qëllime mbi interesa të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë njëherë vendimin. E kemi shtyrë për një muaj, dhe jemi marrë vesh që është shtyrja e fundit. Duke pasur parasysh brengën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, kemi bërë sekuencimin në zbatim dhe kemi përdorur Ligjin që ofron mundësinë e qortimit, të gjobave, dhe pastaj targa të përkohshme. Dhe kjo bëhet duke i njoftuar ata paraprakisht. Na jemi në real time në kontakt, nuk ka befasi këtu. Jemi të vendosur që ligjshmërinë të mos e komprometojmë, dhe në anën tjetër edhe brengat që i kanë për paqen dhe sigurinë i përfillim me seriozitet”, deklaroi Kurti.

Të tjera
-
Duda Balje komenton veshjen e Albin Kurtit: Veç një herë e kam parë në bluzë, gjithmonë vishet me kostum e këmishë të bardhë
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka qenë s...
-
463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”
Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschla...
-
Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të Kombëtares
Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morin...
-
Bajqinovci është i ‘‘gatshëm’’ dhe ka ‘‘interes’’ të jetë kandidat për Prishtinë: I kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet
Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka lënë të hapur mundësinë që të kandido...
-
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 22 maji 2025, si odë janë bër...
-
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukse...
-
Sot ditë shumë e nxehtë, temperaturat deri 34 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kjo fundjavë do të...
-
Sot tentativa e 28-të për ta konstituuar Kuvendin
Sot, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për te...
-
E rëndë: Vd*es 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor
Një 38 vjeçar shqiptar ka vdekur derisa po punonte në Itali. Tashmë i ndje...
-
Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga stë...
-
51 aksidente dhe 784 gjoba trafiku për Kurban Bajram
Në ditën e Kurban Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi plot 784 gjoba trafiku...
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...