Lajme

Kurti priti në takim ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, fokusi i diskutimit ishte tek Vettingu

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 11 October 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të martën pritën në takim ministrin Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Zyrë së Kryeministrit, në këtë takim fokusi kryesor ishte tek procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kurti tha se vettingu në Kosovë mund të përfitojë shumë nga përvoja dhe mësimet e Shqipërisë.

-Advertisement-

“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen, ministri Manja u shpreh se Shqipëria do të ofrojë ekspertizën më të mirë në ato fusha ku Shqipëria ka shënuar sukses, por në të njëjtën kohë u shpreh i interesuar për të marrë edhe nga përvojat e Kosovës në fushat ku kjo e fundit ka bërë më shumë progres”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Derisa, Kurti dhe ministri Manja u pajtuan se drejtësia dhe sundimi i ligjit janë themele të sigurta që garantojnë mirëqenie të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera