Kurti premtoi ndarjen e 100 euro shtesë, reagojnë nga sindikata

Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 12 April 2022
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se do të ndajnë nga 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, pensionistët, studentët, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, BSPK ka thënë se e mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë.
Mirëpo, nga kjo sindikatë kanë thënë se kjo nuk duhet të mbetet vetëm deklaratë.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend”, thuhet në postimin e BSPK.
Gjithashtu, BSPK tha se presin nga qeveria që t’i përmbyllë kërkesat e tyre për miratimin e Ligjit për Paga.
“Prandaj, presim dhe duam të kemi besimin se Partneri ynë Social – Qeveria kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
1. Miratimin e Ligjit për Paga;
2. Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
3. Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe
4. Nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
t’i përmbyllë brenda këtyre muajve dhe të punësuarve e qytetarëve t’ua japë një infrastrukturë ligjore ashtu siç e meritojnë”, thuhet në postim./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Osmani në Austri merr “Çmimin për Evropën”, për orientimin pro-evropian dhe forcmimin e demokracisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austr...
-
Numërohen mbi 50% e votave, kryeson bindshëm PS
Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, P...
-
Muharremi: Më shumë i besoj Hykmete Bajramit se ZRrE-së
Njohësi i ekonomisë Shënoll Muharremi ka shkruar se ZRrE-së nuk i beson më as...
-
Quint takoi Kurtin, gjermanët thonë se mesazhi kryesor që e çuan ne zyrën e tij ishte formimi i një qeverie stabile
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka ndarë mesazhin kryesor që zëvëndësi i tij ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërohen mbi 10 mijë zarfe nga diaspora, PS marrin 55.8% të votave
Nga mbi 10 mijë zarfe të votës së diasporës të numëruara deri tani, Partia So...
-
ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka dalë me një komunikatë për media ...
-
FSK dhe KFOR zhvillojnë ushtrime për trajtimin e materialeve të rrezikshme në jug të Kosovës
Në jug të Kosovës është zhvilluar një aktivitet i përbashkët i Forcës së Sigu...
-
Takimi Putin-Zelensky në Stamboll, Trump paralajmëron se mund të shkojë në Turqi: Erdogan është mikpritësi i shkëlqyer
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet ta...
-
Kurti s’ka çfarë t’u thotë gazetarëve, largohet pa folur nga një aktivitet ku mori pjesë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot s’është ndalur para gazetarëve për të ...
-
Peka i mëshon fort Baton Haxhiut: Pranoi të masakrohej çdo javë në studio për Ramën, prandaj shpërblehet
Gazetari Çim Peka në një shkrim të gjatë, ka shkruar se përse sipas tij Rama ...
-
Ambasadori britanik, Kurtit: Formojeni sa më shpejt qeverinë
Sot pasdite ambasadorët e vendeve të QUINT-it i shkuan në zyrë kryeministrit ...
-
OVL-UÇK nesër mban konferencë për media
OVL-UÇK ka njoftuar se ditën e nesërme më 13 maj do të mbajë konferencë për m...