Fokus

Edhe Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 12 May 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja,” tha shkurt Xhemaili.

-Advertisement-

Presidentja Osmani ka dërguar sot ftesa për konsultime te të gjithë liderët politikë, me synimin për të gjetur një zgjidhje për moskonstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja./Gazeta Infokus

Vjosa Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit, Presidenca: Po i presim konfirmimet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera