Lajme

Kurti planifikon mbledhje të përbashkëta me Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 24 February 2020

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, po qëndron në Londër ku po merr pjesë në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kurti përmes një postimi në facebook tha se ka takuar udhëheqësit e BERZH-it dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

E gjithashtu tha se do të synojë të zhvillojë takime të përbashkëta qeveritare me Malin e Zi dhe me Maqedoninë Veriore.

-Advertisement-

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, tha Kurti në këtë postim.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera