Lajme

Kurti për vizat: Po hiqet një padrejtësi e po fitohet një e drejtë e rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 01 January 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media, ku është shprehur se ky vit nuk kishte se si të fillonte më mirë, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Kurti tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse sipas tij, po hiqet një padrejtësi e po fitohet një e drejtë e rëndësishme, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, kryeministri u shpreh se tashmë po forcohet edhe pasaporta e Kosovës, me të cilën, siç tha ai, qytetarët tanë nga tash do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë.

-Advertisement-

“Ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si të fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive për qytetarët e Republikës sonë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi, prandaj kjo ditë është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen.

“Bashkë me të po forcohet edhe pasaporta e Republikës sonë me të cilët qytetarët tanë nga tash do të mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende më shumë”, u shpreh tutje Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera