Lajme

Kurti për sukseset në drejtësi gjatë vitit 2022: Kemi trasuar rrugën për Vetingun, është miratuar strategjia për Sundim të Ligjit

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 14 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sukseset e Qeverisë së tij në drejtësi gjatë vitit 2022, ku ndër të tjera ka thënë se është trasuar rruga për Vettingun në sistemin e drejtësisë.Kurti më tej ka përmendur edhe miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
Tutje, miratimin e Projkligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.Miratimin në lexim të parë për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale.

Më tej, miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës.Postimi i plotë:
“2022: Qeveria për drejtësiKemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës;

Miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit;Miratuam Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026;
Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale;Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje;

-Advertisement-

Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale;Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës;

Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera