Lajme

Kurti për Sky News: Duhet të përgatitemi për agresione të ardhshme të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 07 October 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë agresione të ardhshme të Serbisë kundër Kosovës.

Në një intervistë për Sky News, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur në mënyrë që agresionet e Serbisë të dështojnë përsëri.

“Ata donin të fillonin një luftë të re sepse donin të destabilizonin Kosovën. Ky akt agresioni paraqet cenim të integritetit tonë territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më tej, shefi i Qeverisë së Kosovës duke folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se Serbia përmes një formacioni ushtarako-policor u përpoq që ta destabilizojë Kosovën, por dështoi.

“Ata u përpoqën të destabilizojnë vendin tonë dhe dështuan, a do të provojnë përsëri? Nuk mund të them me siguri, por qëllimet e tyre politike dhe mosnjohja e tyre e vendit tonë dhe mospërballja e tyre me krimet e kryera në të kaluarën nuk po ndryshojnë, kështu që mendoj se ne më mirë është të jemi të përgatitur për përpjekje të ngjashme në të ardhmen, të cilat duhet të tregojmë se do të dështojnë përsëri”, ka shtuar kryeministri Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera