Lajme

Kurti për mësimdhënësit: Në Projektligjin për Paga do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 13 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në Projektligjin për Paga mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

“Sindikatat e filluan grevën e tyre me 25 gusht, tetë ditë pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Ligji për Paga është proceduar në konsultime paraprake, ato tashmë kanë përfunduar dhe Projektligji për Paga në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik në këtë javë”.

“I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat dhe kësisoj në Projektligjin për Pagat të gjitha kategoritë e sektorit të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në këtë Projektligj mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë, ku do të sigurojë trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndor në arsimin e mesëm dhe të ulët, do të eliminojë padrejtësitë e mësuesve të sektorit të arsimit si bibliotekistët, psikologë, pedagogë dhe sekretarë”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kurti, mes tjerash, thotë se në vazhdimësi ka pasur takime me Këshillin Grevist, teksa ka treguar të arriturat që kanë bërë për mësimdhënësit.

“Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm e sot e kam takuar edhe Këshillin Grevist, gjithsej javë zhvilluar së paku 30 takime mes qeverisë dhe Sindikatave. Kërkesa për 100 euro shtesë është shtuar rrugës”.

“Parashihen shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menagjeriale, për më tepër MASHTI paraprakisht ka adresuar edhe disa çështje të tjera që janë ngritur nga SBAShK-u. Me kërkesë të tyre për herë të parë janë ndarë 1.7 milion euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda, është ndarë buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë ashtu që të mos mbeten pa punë” tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera