Kurti për kërkesën e ShBA-së: Shtyrja 10-mujore s’mund të jetë shtyrje, jemi në të drejtën tonë
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 03 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas samitit të Berlinit, ka folur para mediave edhe për çështjen e targave, ku ka thënë se “shtyrja 10 mujore, nuk mund të jetë shtyrje, pasi siç thotë kryeministrit “jemi në të drejtën tonë”.
Me vendimin e marrë, kreu i ekzekutivit tha se kanë dashur të mos cënojnë paqen dhe sigurinë.
“Shtyrja 10 mujore nuk mund të jetë shtyrje. Shtyrja mund të jetë tri, javë një muaj, dy muaj, por në këtë rast nuk kemi bërë shtyrje se jemi në të drejtën tonë. Dëshirojmë edhe të mos bëjmë kompromis sa i përket zbatimit të ligjit të drejtë, e vendimeve të mira qeveritare, por njëkohesisht edhe të mos e cënojme paqen edhe sigurine, dhe këtë e kemi bërë me vendimin që kemi marrë”, tha kryeministri i vendit.
Përshkallëzimin e vendimit, Kurti e cilësoi si një rrugë të duhur për të ecur përpara, deri theksoi se vazhdimisht janë në kontakt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe drejtëpërdrejtë me Departamentin Amerikan.
“Ka nisur zbatimi prej 1 nëntorit, mirëpo nuk ka nisur nga 1 nëntori me konfiskim të targave, e kemi bërë një lloj qasje të diferencuar dhe një sekuencim në zbatim, që besojmë është rruga më e mirë dhe e duhur përpara. Me ShBA jemi në kontakt vazhdimisht, me ambasadorin Jeffrey Hovenier, por edhe drejtëpërdrejt me Departamentin Amerikan. Nuk ka vendim qe shkakton preokopim të paqes dhe sigurisë. Partnerët tanë në Washington dhe Bruksel e dinë qëndrimin tonë”, tha Kurti.
“Natyrisht nuk do të thotë që pajtohemi çdo herë, kudo, për secilën hollësi, se Qeveria është e një vendi sovran, e kështu na duan edhe ShBA, por ne anen tjetër nuk mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje të Qeverisë sonë ndaj brengave evropiane”.
Në fund Kurti tha se sa i perket mos-zbatimit të vendimit, “organet e sigurisë merren me thirrjet për mos zbatim të vendimit, pasi është në shpërputhje me rendin dhe ligjin në Kosovë”.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...