Kurti për kapjen e arm*atimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 22 August 2026
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas aksioneve të fundit që çuan në konfiskimin e një sasie të madhe armësh dhe municioni në veri të vendit.
Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se në Republikën e Kosovës ka pasur procese të çarmatimit dhe grumbullimit të armëve ilegale, por jo në veriun e Kosovës.
“Policia e Kosovës, siç e dini, ka prezantuar arsenalin e madh të armëve dhe të municionit që i ka konfiskuar në veri të Kosovës, ju e dini se në Republikën tonë kemi pasur çarmatosje, grumbullim të armëve ilegale anembanë Kosovës, por jo në veriun e Kosovës. Në këto tri vitet e fundit kemi aksione të shumta policore, të cilat praktikisht po marrin armë në duart e atyre që janë ose kriminelë, ose në rastin më të mirë janë potencialisht kriminelë”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se aksionet e institucioneve të sigurisë kanë rezultuar jo vetëm me konfiskimin e armëve nga persona që kanë kryer krime, por edhe me parandalimin e krimeve të mundshme.
“Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr, pra jo vetëm që kemi konfiskuar armatim të atyre që kanë bërë krime, por në të njëjtën kohë kemi konfiskuar edhe armatim duke parandaluar krime në vijim. Prandaj është punë e jashtëzakonshme e Policisë dhe AKI-së”, shtoi Kurti.
Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me ministrat në detyrë, Fitore Pacolli dhe Andin Hoti.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë operacioneve të zhvilluara nga 6 deri më 17 gusht në zonën e Zubin Potokut janë kontrolluar gjithsej 45 lokacione. Gjatë këtyre aksioneve janë konfiskuar 72 armë, mijëra copë municion, granata, pjesë të armëve, si dhe pajisje dhe uniforma ushtarake./KP

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
































