Lajme

Kurti: Për arsimin dual i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të sektorit publik e atij privat

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 03 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se për zbatimin e arsimit dual është i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe atij privat.

Të hënën në takimin e pestë të Komisionit ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, të cilin edhe e udhëheq, Kurti ka theksuar se si Qeveri do të punojnë që ky bashkëpunim të fuqizohet.

Sipas një komunikate për media të kryeministrisë, në kuadër të këtij takimi në fokus të diskutimit ishin tri çështje, përfshirë atë të qeverisjes së arsimit dhe aftësimit profesional, për të cilin thuhet se Ministria e Arsimit ka themeluar grupin punues për rishikimin e Ligjit për arsimin dhe aftësimin profesional.

-Advertisement-

Kurti në këtë takim ka thënë se një pikë e rëndësishme për të cilën duhet të diskutohet është edhe roli i Odës Ekonomike për të koordinuar zbatimin e arsimit dual.

“Arsimi dual nuk mund të mbijetojë dhe ekzistojë pa një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të sektorit publik dhe atij privat, andaj edhe nevojitet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes këtyre. Ne si Qeveri duhet të kemi vëmendjen e duhur dhe të marrim vendime lidhur me fuqizimin e këtij bashkëpunimi”, citohet të ketë thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera