Lajme

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “Kjo padrejtësi duhet të korrigjohet në Apel, Qeveria do të angazhojë kapacitetet e saj”

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 15 Tetor 2026

Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth themelimit të Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Grupi Punues do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

Sipas kryeministrit, pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë

-Advertisement-

“Grupi [Punues] do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia. Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes së mbrojtjes, dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm”, tha Kurti.

Ai shtoi se puna duhet t’i lihet Grupit Punues.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy