Kurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore
Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 15 Tetor 2026
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet lidhur me punonjësit serb në institucionet e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit pa shkuar asnjë ditë në punë.
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani tha se 80 punonjës të tillë kanë vazhduar të marrin pagë me 589 mijë euro në vitin 2025, punonjës që siç tha ai i përkisnin strukturave paralele serbe.
“Pyetja ime është për disa pagesa që i janë bërë 80 punonjësve pa shkuar asnjë ditë në punë. Ata persona janë ish-persona të strukturave paralele që prej kohësh paguhen dhe që ju po vazhdoni t’i paguani, pra janë paguar me vlerë 589 mijë e 884 euro në vitin 2025, pra jeni duke i pagu strukturat paralele që kanë funksionu në veri e që as nuk dihet çka janë, çka bëjnë, në veri apo ku ndodhen?”, tha Rrahmani.
-Advertisement-
Kurti në përgjigjjen e tij tha se ish-Ministria e Administratës Publike ishte obliguar të sistemonte punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës me vendimin e 22 korrikut 2015.
Ai tha se Ministria e Brendshme ka transferuar disa punonjës në funksione të tjera brenda ministrisë, por pas shqiptimit të masave disiplinore kryesisht për mungesat e tyre në vendin e punës, transmeton Klankosova.tv.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë 06/39 të datës 22 korrik 2015, ish-Ministria e Administratës Publike ishte obliguar të sistemonte 20 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithëkëtë, që na nënshkrimi i akteve të emërimit këta zyrtarë asnjëherë nuk kanë ushtruar detyra zyrtare në kuadër të ministrisë. Në këtë kontekst gjatë vitit 2025, Ministria e Punëve të Brendshme në cilësinë e ministrisë përgjegjëse për Administratën Publike, ka ndërmarrë veprime duke i transferuar ata në funksione të tjera brenda ministrisë. Pas nxjerrjes së vendimeve për transferim 4 prej këtyre zyrtarëve janë larguar nga shërbimi civil si rezultat i shqiptimit të masave disiplinore, ndërsa 15 të tjerë kanë paraqitur ankesa. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u janë shkëputur sivjet kontratat 29 zyrtarëve qytetarë nga komuniteti serb të cilët ishin të njohur si pjesëtar të mbrojtjes civile e cila në qershor të vitit 2023 u shpall organizatë terroriste pikërisht nga Qeveria jonë. Shkëputja e kontratës së punës për ta është bërë për shkak të mungesave të vazhdueshme në vendin e punës”, tha ai.
Kurti theksoi se ishte qeverisja e tij që kishte vullnetin të shpallte si organizata terroriste, mbrojtjen civile dhe brigadën e veriut dhe se sipas tij kostot e gabimeve të së kaluarës i kushtojnë shtetit dhe buxhetit.
Ai tha se vonesat në procedura të tilla nuk janë vonesa për shkak të vullnetit, por për shkak të procedurave të mekanizmave të tjerë të shtetit.
“Këto janë kosto të gabimeve të së kaluarës dhe ne nuk mund t’i rregullojmë të gjitha përnjëherë. Kohëzgjatja kushton, i kushton shtetit edhe buxhetit. Tash sapo më njoftoi edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që në vitin 2024, 18 zyrtarë të tillë janë larguar nga puna. Edhe njëherë po e theksoj nuk kemi mundur t’i largojmë të gjithë përnjëherë. Vullneti i kësaj Qeverie nuk mungon, nuk duhet të dyshoni në vullnetin e një qeverie që për herë të parë dhe më në fund i ka shpallur organizata terroriste, mbrojtjen civile dhe brigadën e veriut. Është kjo qeveri që ka tregu vullnet, mirëpo që vullneti të zbatohet në përpikëri ka procedura dhe ligje, nëse ne nxitojmë atëherë organe të ndryshme të shtetit i rikthejnë në punë dhe duhet të paguash dëmshpërblim, vonesa nuk është vonesë e vullnetit, vonesa është vonesë e procedurave të mekanizmave të tjerë shtetëror”, tha ai.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























