Lajme

Kurti pas rritjes së pensioneve, ka edhe një lajm të mirë për këto kategori

Autori: Islam Morina 17:32 | 13 January 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për rritjen e pensioneve në 100 euro, duke treguar edhe rritjen në përqindje për secilën kategori.

Ai ka thënë se kjo rritje është bërë për të ndihmuar shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë, edhe përkundër faktit se është larg mirëqenies, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti po ashtu ka dhënë lajmin e mirë se këtë vit do të fillojë edhe reforma e sistemit pensional, e që do të sigurojë sistem të drejtë e të dinjitetshëm për të gjithë pensionistët që dhanë kontribut për vendin.

-Advertisement-

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.
Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera