Lajme

Kurti pas 9 ditësh kthehet në Kosovë, ky është aktiviteti i tij i parë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 04 October 2024

Më 25 shtator kryeministri Albin Kurti ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ndërsa para tri ditësh kryeministri Kurti ka udhëtuar direkt për në Varshavë të Polonisë ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci morën pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

Nëntë ditë pas, ai sot ka ardhur në Kosovë dhe bashkë me vartësen e tij, Arbërie Nagavci, sot do të marrin pjesë në përurimin e një çerdhes në Suharekë nga ora 13:00.

-Advertisement-

Jashtë vendit këtë kohë po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo në SHBA shkoi gati një javë para Kurtit, ndërsa pas saj shkoi në Gjermani dhe nga Gjermania direkt në Francë.

Të dy krerët njoftuan disa takime që zhvilluan në SHBA, si dhe në vendet europiane ku qëndruan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera