Kurti para deputetëve: Autor i situatës së tensionuar në veri është Beogradi, kemi foto e video
Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 02 June 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë zgjedhjet në veri të vendit ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se autor e situatës së krijuar atje është Beogradi.
Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, ka thënë se ka pasur shume reagime për pranin e Policisë së Kosovë në veri të vendit, e që siç tha ai policia ka ushtruar veprimtarinë e saj brenda territorit të vet.
Kryeministri i vendit po ashtu foli edhe për dorëheqjen e Listës serbe nga institucionet e vendit, raporton Telegrafi.
Ai potencoi se për grupet kriminale dhe Listën serbe nuk janë të rëndësishme ndërtesat, por prania e kryetarëve të rinj në këto ndërtesa.
“….të shumtë janë ata që praninë e Policisë e kanë quajtur hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk mund të quhet ashtu. Pasi ajo ndërtesë është e Republikës së Kosovës. Nuk hyn kryetari me forcë në zyrë të tij. Me lejoni të ju njoftoj që Lista serbe i ka braktisur institucionet e Kosovës, përveç rastit në kuvend, kur duhet të nënshkruhen dhe të marrin pare. Kur kanë hy kryetarët e komunave ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, por, të blinduara. Pra ndërtesat kanë qenë të zbrazëta, dhe kur kanë hy kryetarët ka qenë problem. Pra ata nuk duan që kryetarët të hyjnë aty. Ata nuk i duan ndërtesat. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Fakti që ka pasur pengesë për hyrje të kryetarëve, ka pasur zyrtarë policorë…kemi nevojë për korridor për qasje, pasi ne duam të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset të Republikës e merr nën kontroll”, tha Kurti.
Ai gjithashtu theksoi se si qeveri kanë shumë dëshmi për ato banda kriminale që krijuan tensionim të situatës në veri.
Kurti theksoi se autor i kësaj situate të krijuar në veri është Beogradi, raporton Telegrafi.
“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje, video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës, se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë, që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës, bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punës”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai po ashtu tha që do duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj deri në zgjedhjet e ardhme, e që siç tha ai kjo deklaratë mungonte.
“Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë befasi, pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, pasi kryetari ka shku me çantë në vendin e tij të punës. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale, fashist e paramilitarë…jam i vetëdijshëm, që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimin para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të kërcënimit nga Beogradi, janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: kategoria e mbrojtjes civile, janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagat se vendin e punës…, dhe e treta janë grupet e Radojiqiqave dhe Veselinoviqave, të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që të marrin pjesë në protestë të dhunshme”, tha ndër të tjera Kurti.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...