Lajme

Kurti, Osmani dhe Konjufca po e përgatisin padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 08 November 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, janë duke e përgatitur padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media.

Ajo nuk ka zbuluar detaje rreth kësaj padie, por ka thënë se është duke u punuar në këtë drejtim

-Advertisement-

“Sa i përket padisë për gjenocid, është në programim qeverisës. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të japim detaje, por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë ministrja Albulena Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera