Lajme

Kurti nuk u përgjigjet pyetjeve për zhvillimet politike, tregon sa hektarë do t’i ketë Parku Industrial

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 17 August 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur pyetjet e gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës, Kurti nuk ka pranuar të komentojë situatën politike, duke u fokusuar vetëm te projekti për të cilin ndodhej atje.

Përballë pyetjeve të gazetarëve, ai ka zgjedhur të flasë për sipërfaqen e parkut, infrastrukturën rrugore dhe afatin e paraparë për përfundimin e punimeve.

-Advertisement-

“Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë, qendra e kompetencës në anën tjetër edhe 350 ditë punë, parku industrial në Livadicë po mbyllet, urime të gjithëve për këtë gurthemel”, tha Kurti.

Parku Industrial dhe Teknologjik në Podujevë është themeluar me vendim të Qeverisë, ndërsa pronat e destinuara për të në Livadicë kanë një sipërfaqe prej rreth 298 mijë metrash katrorë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy