Lajme

Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 12 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Në një video të publikuar nga Arbresh.info, Kurti shihet teksa del nga një sallë me truprojat e tij ku edhe po e prisnin gazetarët.

Njëri nga ta e pyeti në lidhje me zhvillimin e fundit, mirëpo shefi i qeverisë tha “jam në nxitim”.

-Advertisement-

Për ftesën nga Prokuroria Speciale, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Sipas dokumentit që ai publikoi dje, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori më 16 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera