Mediat ndërkombëtare: Alarm, çmimi i kafesë me i larti në 50 vjet
Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 12 December 2024
Çmimet e kafesë kanë arritur nivelet më të larta të shtrenjëtimit në pothuajse 50 vjetët e fundit, kanë dhënë alarmin këto ditë mediat prestigjoze ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kjo rritje do të ndikojë direkt në rritjen e çmimit e kafesë edhe për konsum shtëpiak dhe atë të lokaleve. Sipas tyre, kjo rritje e çmimit të kafesë në bursë i prek edhe korporatat e mëdha, siç janë Nestle dhe Starbucks, të cilat do të detyrohen që t’i shesin produktet e tyre më shtrenjtë se deri më tash.
Rritja e fundit të çmimit të kafesë vjen kryesisht si rezultatet i motit të keq në Brazil dhe Vietnam, vende këto që prodhojnë shumë kafe për tregun global.
Prodhimi i kafesë ka qenë problematik tash e tri vjet rresht, duke shkaktuar mungesa të mëdha në treg dhe rritje të çmimeve deri në 4.06 euro për kilogram, nivel ky që nuk është parë që nga viti 1977.
Nëse kjo situatë vazhdon, çmimet e kafesë mund të godasin edhe më rëndë konsumatorët dhe bizneset. Brazilit, prodhuesit kryesor të kafesë arabika, po i mungojnë lulet e nevojshme për kokrrat e kafesë për shkak të thatësirës së rëndë, ndërsa në Vietnam reshjet e tepërta të shiut e kanë dëmtuar prodhimin e kafesë robusta. Ekspertët thonë se prodhimi në këto vende mund të bjerë deri në 10% vitin e ardhshëm, duke përkeqësuar tutje mungesat globale.
Kjo situatë i ka zhytur tregtarët e kafesë në krizë. Shumë kompani të mëdha tregtare në Brazil po përballen me ristrukturime të borxheve, dhe disa rrezikojnë falimentimin për shkak të çmimeve të larta dhe vështirësive për të marrë mallrat e tyre.
Në përpjekje për të shmangur humbjet, tregtarët po përpiqen të lidhin kontrata të reja për kafenë në të ardhmen, gjë që po nxit çmime edhe më të larta. Kjo situatë po krijon një cikël të rrezikshëm që mund të çojë në pasoja më të rënda për tregun.
Për konsumatorët, kjo do të thotë vetëm një gjë: kafe më e shtrenjtë. Roasterët, që blejnë kafe muaj më parë, pritet të rrisin çmimet e produkteve të tyre brenda 1-2 muajve.
Reuters vlerëson se më të goditurit nga rritja e çmimit do të jenë konsumatorët e zakonshëm që blejnë kafe në dyqan ose përgatisin në shtëpi.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...