Lajme

Dodiku nuk e do Kurtin në Sarajevë, kryeministri zhvillon disa takime

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 06 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë ka mbërritur në Sarajevë, sot do të zhvillojë disa takime në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Vizita e tij në Bosnje dhe Hercegovinë ishte planifikuar në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u anulua në minutën e fundit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, tha për RTKlive se përkundër zhvillimeve të tilla, Kurti do të mbajë disa takime në Sarajevë.

-Advertisement-

“Gjatë vizitës së shkurtër në Sarajevë, kryeministri do të takohet me përfaqësues të institucioneve dhe liderëve politikë, si dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga organizata joqeveritare Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Rrethi 99”, tha Kryeziu.

Siç është paralajmëruar, Kurti duhet të marrë pjesë në seancën e zgjeruar të Rrethit 99 në Bashkinë në orën 17:00.

Vizitën e Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë e ka kundërshtuar Presidenti i etnitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, duke e cilësuar provokim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera