Kurti në përvjetorin e Masakrës së Studimes: Masakra që shkaktoi humbje të pakthyeshme dhe vuajtje të pashlyeshme te i gjithë populli
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 02 May 2022
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përvjetorin e Masakrës së Studimes ku 23 vjet më parë janë vrarë 116 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Kurti aty ka mbajtur një fjalim duke thënë se 23 vjet pas masakrës së nuk ka asnjë të dënuar.
Më poshtë fjalimi i plotë:
Të dashur familjarë të martirëve dhe të dëshmorëve të kombit,
I nderuari Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Besim Muzaqi, Gazmend Gjyshinca, Rrezarta Krasniqi, Fjolla Ujkani e Ganimete Musliu,
Veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar të pranishëm,
Jemi mbledhur sot këtu për të përkujtuar dhe nderuar ata të cilët më s’janë me neve, dhe ata që përtej dëmeve të shkaktuara e kanë parë tmerrin me sy, e janë sot këtu me neve.
Vushtrria ka vuajtur e humbur shumë gjatë luftës. Ka pësuar shumë dhimbje. Ende ka shumë pikëllim. Duke nisur nga masakrimet në Reznik, vrasjet në Kunovik, plagosjet e rënda të Grabanicëve, maltretimet në Burgun e Smrekonicës, masakrimin e familjes së Selatin Gërxhaliut, e deri te masakra e Studimes të cilën e kujtojmë sot.
Kush e ka përjetuar luftën fizikisht nga këtu, i kujtohet që kah prilli i vitit 1999, qytetarët e Vushtrrisë po zhvendoseshin sepse po dëboheshin. Një pjesë nëpër vende që dukeshin më të sigurta në Kosovë, një pjesë në Shqipëri – e një pjesë pati mbetë në zonat përreth deri më 2 maj.
Forcat paramilitare serbe, por edhe ato policore e ushtarake, nisën djegjen e fshatrave, erdhën deri në Studime të Epërme. Me arritjen këtu, forcat kriminale të Serbisë nisën terrorin përmes shkatërrimit të mjeteve të udhëtimit, e dikur në mbrëmje filluan me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve civilë.
U vranë 116 civilë, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra. Krejt kjo ka ndodhur prej orës 20 deri në ora 21 të mbrëmjes. Përafërsisht një orë e gjysmë tmerr që shkaktoi humbje të pakthyeshme, vuajtje të pashlyeshme dhe dëm të pariparueshëm jo vetëm te familjarët, por te i gjithë populli.
Idriz Popova, një prej dëshmitarëve të masakrës tregon që ushtarakët serbë kanë tentuar të kthehen për t’i marrë kufomat, por falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë mundur. Ai tregon sesi ai bashkë me fshatarët i kanë varrosur për tri ditë rresht ata.
Përtej tmerrit të vrasjeve, tentimi për largim të trupave dhe fshehjes së këtij krimi makabër – e bën këtë masakër edhe më të rëndë. E ajo që rëndon edhe më tepër, është se sot, 23 vjet pas luftës, ende nuk ka asnjë vendim gjykate që dënon dikënd për këtë masakër. Asnjë hetim që ka prodhuar rezultat nga Prokuroria Speciale. Vetëm heshtje.
Në anën tjetër, luftëtarë të UÇK-së mbrojtëse, janë arrestuar, burgosur e dënuar dikur nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i e tash po mbahen në burg nga Gjykata Speciale.
Por, ja ku ndodhemi, 23 vjet pas luftës, pa asnjë të dënuar për masakrën e Studimes.
Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë edhe deputetët e asamblistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë.
Për hajr e urime Fitër Bajrami të gjithëve e lavdi martirëve e dëshmorëve të kombit.
Të tjera
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...