Lajme

Kurti në Francë, merr pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 15 March 2023

Kurti sot merr pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit

Kryeministri Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në Strasburg të Francës.

I pari i Qeverisë mbrëmë udhëtoi për në Francë, ndërsa gjatë qëndrimit dyditor, ai do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera