Lajme

Kurti në “Fadil Vokrri” për ta përcjellur ndeshjen

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 14 October 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është bashkuar mijëra tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka zgjedhur që ndeshjen ta përcjell nga ulëset e lindjes dhe jo nga ato të VIP-ve.
“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!” ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në facbook.

Kurti për herë të parë i doli në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll më 7 shtator të këtij viti.

-Advertisement-

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në ditën kur Kosova do të zhvillonte ndeshje, Kurti kishte thënë se me trup gjendej në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër ishte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, kishte shkruar Kurti javë më parë.

Para këtij postimi, Kurti e kishte pasur problem ta pranonte Kombëtaren e Kosovës, duke e injoruar atë tërësisht kur zhvillonte ndeshje, teksa i kushtonte vëmendje vetëm Kombëtares së Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera