Lajme

Kurti në 21-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 11 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA.

Me rastin e 21-vjetorin e sulmeve të  11 shtatorit, Kurti tha se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan.

“Më 11 shtator të vitit 2001, bota u trondit nga lajmi dhe u shokua nga pamjet e sulmeve terroriste të cilët vranë 2977 qytetarë dhe në këtë mënyrë shënuan sulmin më të tmerrshëm terrorist i cili ndryshoi gjithë botën. Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe SHBA e dëshmuan edhe pas 11 shtatorit se janë komb i njerëzve të lirë dhe të barabartë dhe  se nuk bëjnë kompromis me vlerat e tyre”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Kurti uroj që të jetojë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti mes Kosovës dhe  ShBA-së.

“21 vjet më vonë ne nderojmë kujtimin për viktimat dhe shprehim dhembshurinë e solidaritetin për atë ngjarje të rëndë dhe për familjet dhe gjithë kombin amerikan. Me presidenten e Republikës dhe zëvëndës ambasadoren amerikane vendosëm lule të freskëta këtu në memorialin që kujton këtë ngjarje dhe na e përkujton të mos e harrojmë kurrë se liria  e demokracia duhet të mbrohen përherë, sepse ato vazhdimisht janë  në rrezik. U prehshin në paqe të gjitha viktimat dhe jetoftë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe ShBA-së”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera