Lajme

Kurti ndihmon familjet e dy minatorëve me nga 30 mijë euro dhe bursë për fëmijët që ndjekin shkollim

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 02 June 2020

Dy minatorë kanë humbur jetën sot pas shembjes së një pllake në horizontin e pestë në Minierën e Artanës.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se do i qëndrojë afër familjeve të cilave tashmë u ka ndarë nga 30 mijë euro, njofton Klan Kosova

Mes tjerash djali i madh i Idriz Gërbeshit, 21 vjeç i është ofruar mundësi punësimi në minierë.

-Advertisement-

“Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”.

“Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku” thuhet në komunikatë.

Qeveria mes tjerash njofton se nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar – ishin gjithsej 10 minatorë.

“Ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e këtyre dy trupave në sipërfaqe nga shembja në minierë” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera