Lajme

Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e policisë së Misionit të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 09 June 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 56 pjesëtarët e Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit.

Në fjalën e tij kryeministri Kurti tha se në këtë ceremoni nuk po nderojmë vetëm policët e guximshëm, por ritheksojmë edhe rëndësinë e sundimit të ligjit, të luftimit të krimit, tema këto të rëndësisë jetike për shtetin demokratik, e prioritete kryesore të qeverisjes sonë.

-Advertisement-

“Po jetojë një kontekst krejtësisht të ri, një luftë e tmerrshme po zhvillohet në kontinentin tonë në Evropë. Mbrojtja dhe siguria, gjeopolitika dhe gjeoekonomia dhe gjeostrategjia, kanë përjetuar një tërmet me pasoja të pakthyeshme. Në momentin kur kërcënohet liria dhe të drejtat fundamentale, siç shohim çdo ditë nga raportimet mbi invazionin dhe agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë, është koha të përkujtojmë vlerat, që bëjnë shtetet demokratike e që janë garancë e paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha se Qeveria e ka synim parësor sundimin e ligjit. “Për këtë, kemi treguar përkushtim dhe rezultate konkrete me shkatërrimin e 65 grupeve kriminale, që nga fillimi i mandatit dhe konfiskimin e mbi 450 kg të substancave narkotike vetëm këtë vit. Policia e Kosovës është treguar profesionale, e shpejtë dhe e vendosur në luftimin e kriminalitetit, duke rritur kështu edhe më shumë besimin e qytetarëve në këtë institucion, por edhe duke forcuar shtetin”, tha më tej kryeministrit Kurti. Ai gjithashtu i falënderoi pjesëtarët që u dekoruan sot, për qëndrimin e tyre të pakompromis ndaj krimit dhe guximin në kryerjen e detyrës, duke thënë se mbështetja për policinë e Kosovës duhet të vazhdojë duke u rritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera