Lajme

Kurti mbron Muratin: E vërtetë që e ndërpreu por nuk e ka fyer

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 29 September 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tIj në Kuvend e ka përmendur edhe ndërprerjen e ministrit Hekuran Murati ndaj deputeti Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

E kryeministri në lidhje me këtë ei ka dal në krahë ministrit Murati pasi që tha që e vërtetë që e ka ndërpre por nuk e ka fyer dhe nuk ka nevojë që deputeti Haradinaj të flasë në emër të mësuesve.

“Është e vërtetë që ministri Murati e ndërpreu në fjalë teksa fliste deputeti Haradinaj, mirëpo ai nuk e ka fyer në momentin që zotëri Haradinaj tha prej vitit 2018 nuk janë rrit pagat ministri murati tha sa janë rrit pagat në vitin 2018 dhe tash e sqaroj edhe vet pagat janë rrit 4%, apo 14  euro. Pra dëshironte një sqarim shtesë por unë e kuptoj që nuk duhet të i ndërhyjmë njeri tjetrit por duhet ta pranojmë që ndërhyrja është dukuri në Kuvend nuk është përjashtim, dhe krejt e fundit unë nuk flas për kurrfarë armiq të brendshëm këto nuk janë as shprehje as mënyrat e të mijat, por ju e dëgjuat deputetin Haradinaj kur tha mësuesit ta tregojnë qefin kur të vijë vakti, po mu duk shumëe quditshme që deputeti Haradinaj flet në emër të mësuesve”, tha Kurti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera