Lajme

Kurti luan edhe rolin e policit për aksidentin që shkaktoi Rozeta Hajdari: Në asfalt nuk ka shenja të frenimit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media është pyetur për aksidentin të cilin e shkaktari ministrja e qeverisë së tij, Rozeta Hjadari.

Ai ka thënë se nuk ka c’të thtoë më shumë se sa që ka thënë vetë ministrja e ndërmarrësisë, derisa ka shtuar se në asfalt nuk ka pasur shenja të frenimit e që sipas tij tregon që ministrja nuk ka qenë duke vozitur shpejtë.

Ndërsa kujtojmë që Hajdari është deklaruar pas aksidentit dhe ka thënë se fëmija i është përplasur në veturë, ndërsa Kurti e mbështet çdo gjë që ajo ka thënë deri më tash sa i përket aksidentit.

-Advertisement-

“Nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka dhënë Ministrja Hajdari dhe më duhet të them që i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me që kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se që duhet policia e ka rastin kamerat e marketit janë aty besoj që shumë shpejt do të sqarohet gjithçka”, ka thënë Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera