Kurti lëvdon punën e vet: Kosova është shembull
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 23 December 2021
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot strategjinë shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka thënë se vendi është prirës në rajon me shkallën e vaksinimit dhe shembullin e reagimit ndaj pandemisë.
Andaj, ai u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse dhe të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.
“Kosova është prirëse në rajon me shkallën e vaksinimit dhe shembullin e reagimit ndaj pandemisë. Krejt kjo falë punës së mirë të qeverisë dhe menaxhimit të suksesshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe mjekëve, infermierëve, stafit mbështetës dhe vullnetarëve tanë të cilëve ju jemi falënderues dhe mirënjohës përjetësisht”, ka deklaruar ai.
Kurti ka thënë se Kosova ka një situatë relativisht të qetë krahasur me shtetet e rajonit, raporton Gazeta Express.
“Sot kemi gjithashtu situatë relativisht të qetë me COVID-19 e cila kur krahasohet me gjendjen në shtetet në rajon dhe shtetet tjera, vie në pahë kontrasti me menaxhimin e saj. Nga mesatarja javore prej 773 rasteve ditore sa i kishim më 23 mars, pra para 9 muajve, sot kemi një mesatare javore prej 9 raste ditore dhe me 322 raste aktive nga 12 mijë e 808 sa kishim në 23 mars. Po ashtu numri i vdekjeve është më i ulët me një mesatare javore prej 1 e nganjëherë edhe zero vdekje si rezultat i COVID-19”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...