Lajme

Kurti lavdëron Qeverinë e tij: Rritëm buxhetin për ushtri, rekrutuam 820 ushtarë e 30 kadetë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 13 January 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit 2022, Qeveria e tij ka punuar shumë në aspektin e mbrojtës dhe sigurisë në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shtuar se në vitin 2023 do të ketë rritje për 20%.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:

Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;

Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;

Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;

Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;

Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;

Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;

‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera