Lajme

Kurti lajmërohet nga Davos, ka disa fjalë për aksionin në veri të Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 20:11 | 23 May 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë për aksionin të cilin e ka ndërmarrë Policia e Kosovës në veri, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti nga Davosi i Zvicrës,  përmes një postimi në Twitter ka thënë se në këtë aksion janë gjetur 10 mijë bimë ilegale.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre”, shkroi Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Ndryshe, Albin Kurti po qëndron në qytetin Davos të Zvricrës në kuadër të Forumit Botëror të Ekonomisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera