Lajme

Kurti: Kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Asllani – aty zakonisht janë edhe fitoret

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 24 December 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë.

Kurti potencoi se edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret, njofton Klankosvoa.tv.

“Sportistët dhe sportistet tona, të gjithë ju, shumë prej të cilëve po i shoh edhe sonte këtu, jeni model për të rejat e të rinjtë, e frymëzim për të gjithë neve. Qofshin kampionë të mëdhenj si ju, apo thjesht pjesëmarrës entuziastë në sport, sportistët janë ata që vazhdojnë të dëshmojnë rëndësinë e përkushtimit, disiplinës e të pasionit. Ju jeni ata që na kujtoni se si: maturia, qëndresa dhe besimi, mbeten instrumentet më të mira për të shkëlqyer – jo vetëm në sport, por në secilën përpjekje”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

“Sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë. Në çdo paraqitje të reprezentacioneve dhe klubeve të Kosovës, dhe jo vetëm – por edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret”.

Kurti tregoi se me mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare, sportistët tonë përveç lojës në terrene sportive, kanë luajtur goxha edhe me zemrat tona.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy