Kurti kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: U kanë lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 17 January 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 41 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvllës dhe Kadri Zekës, shkruan Gazeta inFokus.
Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shprehur krenarinë për dy dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre.
”Deklaroj se mua J.G., vëllanë tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtë jugosllave… për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës… dhe që Kosova të jetë Republikë… Kaq kisha.” – Me këto fjalë i ka përshkruar çastet e fundit të jetës së Jusuf Gërvallës, shkrimtari Ismail Kadare, në tregimin e tij “Baladë për Jusuf Gërvallën”. Por ky nuk është vetëm një dialog letrar, sepse ky tregim rrëfen një ngjarje të vërtetë historike. Si sot, plot 41 vite më parë, më 17 janar 1982, shërbimi sekret i Jugosllavisë vrau në Untergrupenbach pranë Heilbronnit në Gjermani, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Arsyeja e këtij atentati kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i tyre për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës, për Republikën e Kosovës!
Profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës.
Jusufi na ka lënë shumë këngë bashkë me vëllain e tij Bardhoshin që ende dëgjohen dhe këndohen, siç na ka lënë dhe një trashëgimi letrare origjinale që vazhdon të lexohet dhe studiohet. Por mbi të gjitha, ai i ka lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës dosjen e tij, që nuk është vetëm dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, por është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për të kundërshtuar politikat e saj dhe për t’u ngritur kundër gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi.”, ka shkruar Kurti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ...
-
Ademi në Athinë, takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Ath...
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian, dyshohet për ndërhyrje ruse
Zyra e prokurorit federal të Belgjikës ka thënë sot se policia ka kryer kontr...
-
Prokuroria parashtron ankesë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mosraportim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit k...
-
Reuters: Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, ngriten shqetësime për të drejtat e njeriut
Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë ...
-
Dua Lipa e shokuar bën thirrjen e fortë për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza
Në tetor, artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ishte një nga shumë...
-
Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani
Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tende...
-
Konjufca: Mendoj se ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të...
-
VV-ja në një vjetorin e sülmit në Zveçan: Sot atje pamja është ndryshe, Komuna ka kryetar, stemë e flamur të Republikës
Sot një vit më parë në Zveçan pati protesta të dhunshme të qytetarëve serbë n...
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...