Lajme

Kurti kujton Luan Haradinajn: Djaloshi luan nga Gllogjani që luftoi sypatrembur me forcat serbe, lavdi vepres së tij

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 06 May 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies, luftëtarin e UÇK-së, Luan Haardinaj.

Kurti tha se Haradinaj ishte një ndër dëshmorët e parë të UÇK-së.

Tutje Kurti shkruan se Luan Haradinaj së bashku me vëllezërit e tij, shokë e veprimtarë që nga fillimi iu bashkuan grupeve të armatosura bërthamë që ngritën UÇK-në në Dukagjin.“Deri në ditën e rënies, më 6 maj 1997, Luan Haradinaj e kishte kaluar me dhjetëra herë kufirin jugosllav që i mbante të ndarë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Atë ditë, ai ishte bashkë me një grup ushtarësh që po hynin në Kosovë, mes të cilëve i vëllai Ramushi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi. Kur po kalonin kufirin, ata u pikasën nga patrullat kufitare të ushtrisë serbe në Qafëmullar, duke nisur luftime të ashpra me ta në një terren që ndonëse kodrinor ishte i zhveshur. I patrembur siç ishte treguar që nga fillimi, Luani luftoi përballë forcave armike të Serbisë e në mbrojtje të shokëve, derisa i goditur ballazi ra dëshmor lirie, duke e shenjuar me gjakun e tij rrugën aq të vështirë të atij kufiri të padrejtë që më pas do ta shembnin shokët e tij ushtarë të UÇK-së” shkruan Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera