Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin, çon drejt shpërndarjes
Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 06 August 2026
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, pasi kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kurti tha se vetëm pasi të ketë dakordim për çështjen e presidentit, duhet të procedohet me institucionet tjera.
Në të kundërtën, Kurti tha se vendi mund të përfundojë në zgjedhje të reja.
“Siç theksuam duam t’i japim kohë vazhdimit të diskutimeve dhe arritjes së një marrëveshje politike apo konsensusi për presidentin.
Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit.
Ne që nga certifikimi i rezultateve, kemi dashur tu japim shancë diskutimeve, siç patën kërkuar partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Por, fatkeqësisht për shkak të dinamikave dhe zhvillimeve të brendshme në LDK, diskutimi iu suspendua dhe takimin e radhës e patëm tek pardje, që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur dakordim politik. Është e nevojshme t’i jepet shansi vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim me konstituimin e Kuvendit.
Na duhet kohë shtesë për diskutime dhe vetëm kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e presidentit të procedojmë me institucionet tjera”, tha Kurti.
“Nga përvoja e kaluar duhet të lëvizim jo çdo gur, por çdo guralec”, që të shmangim zgjedhjet e reja.
Ai sërish i bëri thirre PDK-së dhe Aleancës për diskutime rreth çështjes së presidentit.

T� tjera
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...
-
Musliu e pyet nëse ende mendon se “familjarët janë për dasma”, Kurti: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeminis...
-
Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen
Në Kuvend të Kosovës është duke vazhduar seanca plenare. Përgjatë kësaj se...
-
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena M...
-
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të ...
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...

































