Kurti: KFOR-i ka kërkuar kohë, barrikadat në veri nuk do të tolerohen shumë gjatë
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 19 December 2022
Kryeministri Albin Kurti tha se institucionet e Kosovës janë në koordinim dhe kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in sa i përket gjendjes së sigurisë në veri,.
Kurti ka sqaruar se nga ky mision kanë kërkuar edhe pak kohë, duke shtuar se do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe ai u shpreh i bindur se ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.
Kur foli për kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, Kurti tha se kjo dëshmon pafuqinë e tyre.
“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, ka thënë Kurti.
“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20 e as 19, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet”.
“Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”.
“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile atëherë kur ka njerëz të armatosur aty të cilët dëshirojnë që të kthehet Kosova në vitin 1999, dhe të cilët mbajnë edhe parulla e fotografi të presidentit despotik Putin. Pra, ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje. Synimi i tyre ishte të hynë në Kosovë, nuk ishin në numër çfarë ata e kishin menduar”.
Të tjera
-
Spanja dërgon 500 trupa të tjerë në Valencia pasi rritjes së zemërimit nga banorët lokalë për mungesë të mbështetjes
500 ushtarë të tjerë janë duke u dislokuar në rajonin e Valencias në Spanjë n...
-
Ali Ahmeti: Ndërhyrja nga Kosova në zgjedhje, ka një kosto të lartë për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ed...
-
Ndarja e Kosovës opsion i Trumpit President? Wisner: Nëse ai sheh ndonjë ujdi me Vuçiqin që i përshtatet, nuk e pret Kosovën
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të ndikojë ndjeshëm në të ard...
-
Philips: Nëse Trump zgjidhet president ka rrezik të eliminohet gradualisht baza ushtarake e “Bondsteel”-it
Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit të Kolumbisë, David Philips ë...
-
PDK: Kur t’i rrisim ne pagat, Kurtit do t’i vijë marre për vendimet e tij
Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim G...
-
Rritja e pagave nga janari, vendimi mund të përfundojë në Kushtetuese
Vendimi i Kryeministrit Albin Kurti për rritje pagash nga janari, përkatësish...
-
Përfshihet nga zjạrri kati i dytë i një shtëpie në Ferizaj, nënë e bijë kërcejnë nga dritarja
Një grua bashkë me vajzën e saj të mitur ka kërcyer nga dritarja, meqë kati i...
-
Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të draftit të tyre: Është veç një non-paper
Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur Brukselit që së fundmi kërkuan që ...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...