Lajme

Kurti jep detaje për takimin me pjesëtarë të NJSI-së, thotë se po përmirësohen kushtet e policëve

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 16 November 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të enjten ka dhënë detaje lidhur me takimin e mbajturn një ditë më parë pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.

Ai para kabinetit qeveritar ka thënë se kanë diskutuar gjatë për kërkesat e tyre dhe ka insistuar se kategorizimi dhe vlera e shtesave, me të cilat policët nuk janë pajtuar, është bërë me kujdes të shtuar.

“Dje kishim takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të NJSI-së, me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre dhe arsyeshmërinë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë. Në takim i njoftuam dhe siguruam ata që kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të vecantë dhe të shtuar duke i marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

Kreu i ekzekutivit mes tjerash ka thënë se “jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar me përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve për Policinë e Kosovës”.

Sipas tij, ky përkushtim vërtetohet edhe në projekt-buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

Ndryshe, takimi i NjSI-së me kryeministrin Kurti erdhi pasi kjo njësi elitare e Policisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi pati premtim nga Kurti për t’i pritur në takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera