Kurti: Jam optimist se brenda pak muajsh mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 18 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe afatin që ai kishte dhënë për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë deri në pranverë të këtij viti.
Kurti ka thënë se është optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh dhe se tek pala kosovare ekziston vullneti për këtë.
“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Por, për këtë, Kurti ka thënë se Serbia, duhet të distancohet nga Putini, i cili kryeministri thonë se ka synim të nxisë konflikt në Kosovë.
“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë2, u shpreh Kurti në këtë intervistë.
Të tjera
-
Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025
Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell...
-
Ish krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjy...
-
47,000 euro për sponzorimet në Facebook – Shumat rekord të shpenzuara nga Lumir Abdixhiku për postimet personale dhe të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka investuar një ...
-
“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm ...
-
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për momentin nuk janë të shkurta. ...
-
KQZ: Veç një kandidat i pavarur në zgjedhjet e shkurtit, pragu i njëjtë 5%
Procesi zgjedhor i 9 shkurtit në Kosovë do të shënojë edhe ciklin e 9-të, kur...
-
Haradinaj në takim me luftëtarët e UÇK-së: Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses...
-
Përplasja tragjike e avionit në Kore të Jugut – vetëm dy persona mbijetuan, 179 vdiqën
179 personat në bordin e avionit të rrëzuar në një aeroport të Koresë së Jugu...
-
Tre persona me lëndime të rënda si pasojë e një sulmi me thikë në Prizren
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda nga një sulm me thika prej një grupi...
-
Una e vogël vuan nga një sëmundje e rëndë, prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj
Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetar...
-
Bedri Hamza për familjen e tij: I dua shumë dhe jam shumë mirënjohës për ta
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ishte i ftuar në...