Kurti i pret në Ballkonin e Qeverisë pjesëmarrësit e garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 28 October 2024
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Daulina Osmani, mirëpritën në Ballkonin e Qeverisë, sportistë pjesëmarrës dhe zyrtarë të garës World Table Tennis (WTT) Youth Contender dhe WTT Feeder të organizuar nga Federata e Pingpongut në Kosovë.
Gjatë bashkëbisedimit, Kurti u uroi sportistëve ndërkombëtarë mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi të gjithë për rolin dhe kontributin për sportin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi, e për rininë në veçanti.
Ai u dëshiroi suksese në gara e përgjatë karrierës së tyre profesionale, teksa i ftoi që të vizitojnë përsëri Kosovën.
Këtë vit në garat e WTT Youth Contender, të cilat u zhvilluan nga 24 deri më 27 tetor, morën pjesë sportistë nga 14 shtete. Pingpongisti Imran Duraku, zuri vendin e dytë për Kosovën në kategorinë U11. Në kategoritë U15 dhe U19 fitues dolën pingpongistët nga Anglia, Belgjika, Bullgaria dhe Korea e Jugut. Mbrëmë, kryeministri Kurti ishte i pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku ndoqi nga afër finalet e kësaj gare.
Nga 30 tetori deri më 1 nëntor, po në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të zhvillohet edhe gara e dytë ndërkombëtare e pingpongut, WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë sportistë nga 31 shtete.
Kjo është hera e parë që Federata e Pingpongut të Kosovës po organizon garat e ËTT, që cilësohet si ngjarja më e madhe e pingpongut e organizuar ndonjëherë në vendin tonë.
Të tjera
-
Drekat e luksit: 6000 euro për tre dreka zyrtare të Saranda Bogujevcit
Shpenzimet për udhëtime zyrtare dreka e darka të deputetëve të Kuvendit të Ko...
-
Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Shtyhet afati i aplikimit të bizneseve për Skemën e Granteve të Inovacionit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se për shk...
-
Bislimi kërkon heqjen e masave nga BE-ja
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Ishte nënë dhe bijë dëshmori, vdes gruaja nga Mitrovica – Sherife Musa
Ka vdekur nëna e dëshmorit Nysret Musa, Sherife Musa. Ajo gjithashtu ishte...
-
Gërvalla e gënjeu publikun që MPJD nuk e zgjodhi operatorin 5 herë e gjysmë më të shtrenjtë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërprerë kontratën ...
-
Një muaj paraburgim për dy personat që sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës
Një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kry...
-
Vrạsja e regjisorit të ri, familja Myftari nuk hap të pame
Auron Myftari vdiq të dielën në mbrëmje në Prishtinë. Regjisori i ri nuk a...
-
Gjykimi për krime lufte: Seanca ndërpritet me kërkesën e të akuzuarit Millorad Gjokoviq
Me kërkesë të të akuzuarit për krime lufte Millorad Gjokoviq, është ndërprerë...
-
Këtë javë Kuvendi mban dy seanca
Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten. Kështu...
-
“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë u pyet për mba...
-
Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Janë joseriozë, veç një fat e kemi se jemi në prag të zgjedhjeve
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendi me qe...